Ushtria iraniane ka rifilluar kontrollin mbi Ngushticën strategjike të Hormuzit. Lajmi u raportua nga mediat shtetërore iraniane.
Agjencitë Fars Neës, Iranian Students Neës Agency dhe televizioni shtetëror IRIB, duke cituar një deklaratë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), bëjnë të ditur se ngushtica do të rikthehet “në gjendjen e mëparshme”, me forcat e armatosura që do të kontrollojnë zonën.
Më herët, në këtë rrugë ujore janë parë disa anije tregtare në lëvizje, por mbetet e paqartë sa trafik detar ka arritur të kalojë përmes kësaj arterie të rëndësishme për transportin global të naftës.
Në deklaratën e saj, ushtria iraniane akuzon Shtetet e Bashkuara për “pirateri”, duke e cilësuar bllokadën e vendosur si “grabitet detare”.
Irani ka paralajmëruar më herët se do të mbyllë Ngushticën e Hormuzit nëse SHBA vijon bllokimin e porteve të tij.



