Detaje të reja nga sulmi në Australi/ Agresorët hodhën bomba të pashpërthyera mes turmës

Detaje të reja nga sulmi në Australi/ Agresorët hodhën bomba të pashpërthyera mes turmës

Një javë pas sulmit në plazhin e Bondit në Australi, kanë dalë të tjera detaje të cilat thonë se të dyshuarit për terrorizëm hodhën bomba të pashpërthyera drejt turmës.

 

Pas hetimeve u zbulua se babai dhe djali i akuzuar për kryerjen e sulmit terrorist, kanë kryer trajnime për përdorimin e armëve të zjarrit në një vend të pazbuluar në fshat. 

 

Sajid Akram, 50 vjeç, dhe djalit të tij Naveed Akram, 24 vjeç, janë parë duke mbajtur pushkë dhe duke lëvizur në një mënyrë mjaft taktike pak përpara sulmit.

 

“I akuzuari dhe babai i tij shihen gjatë gjithë videos duke qëlluar me armë gjahu dhe duke lëvizur në mënyrë taktike. Ka prova se i akuzuari dhe babai i tij, e planifikuan me kujdes këtë sulm terrorist për shumë muaj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Sidnejt. 

 

Pesëmbëdhjetë persona u vranë në të shtënat në plazhin Bondi më 14 dhjetor, të cilat autoritetet thanë se kishin në shënjestër një turmë familjesh hebreje që festonin Hannukah. Sajid Akram u qëllua për vdekje nga policia. Djali i tij përballet me një akuzë për terrorizëm dhe 15 akuza për vrasje, së bashku me 40 të tjera për tentativë vrasjeje.

 

Ndërkohë gati një javë pas ngjarjes, kryeministri Anthony Albanese i kërkoi falje komunitetit hebre për atë që kishte përjetuar.

 

“Si kryeministër, ndiej peshën e përgjegjësisë për një mizori që ndodhi ndërsa unë isha kryeministër dhe më vjen keq për atë që ka përjetuar komuniteti hebre dhe kombi ynë në tërësi. Ky radikalizim i paparë i të rinjve tanë duhet të ndalet dhe nuk do të lejojmë që ekstremistët t’i stërvisin dhe t’i shpëlajnë trurin fëmijëve tanë, duke i futur në urrejtje ose terrorizëm”, tha kryeministri Anthony Albanese.

Përveç ligjeve të reja që synojnë gjuhën e urrejtjes, qeveria federale se do të ashpërsohen ligjet federale për njerëzit që radikalizojnë fëmijët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy