Sindikatat evropiane kërkojnë pushime të detyrueshme për punonjësit gjatë vapës ekstreme

Sindikatat evropiane kërkojnë pushime të detyrueshme për punonjësit gjatë vapës ekstreme

Konfederata Evropiane e Sindikatave i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të vendosë pushime të detyrueshme për punonjësit që punojnë në kushte të temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së tyre gjatë valëve të të nxehtit. 

 

Sekretarja e përgjithshme, Esther Lynch, tha se ndërprerjet e lojës të vendosura gjatë Kupës së Botës 2026 për shkak të temperaturave të larta tregojnë rrezikun që paraqet nxehtësia ekstreme për punëtorët dhe nevojën për masa mbrojtëse. 

 

FIFA ka parashikuar ndërprerje treminutëshe në mes të secilës pjesë të ndeshjeve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, për të mbrojtur lojtarët nga temperaturat e larta. 

 

Sipas KonfederatËs Evropiane  Sindikatave, punonjësit në sektorë si ndërtimi, bujqësia apo transporti kanë nevojë për pushime edhe më të gjata për t’u rikuperuar nga vapa. 

 

Organizata, e cila përfaqëson rreth 45 milionë punëtorë në Evropë, kërkon që Komisioni Evropian të garantojë me ligj të drejtën e punonjësve për pushime gjatë vapës pa humbur pagën. Sipas të dhënave të CES, rreziku i aksidenteve në punë rritet me 7% kur temperaturat kalojnë 30 gradë Celsius dhe arrin deri në 15% kur ato tejkalojnë 38 gradë. 

 

Kjo kërkesë vjen në një kohë kur Evropa po përballet me një valë të fortë të nxehti, ndërsa të paktën 94 milionë persona pritet të ekspozohen ndaj temperaturave mbi 35 gradë Celsius. 

Megjithëse Bashkimi Evropian ka dhënë deri tani vetëm rekomandime për kompanitë, sindikatat kërkojnë që masat mbrojtëse ndaj vapës të bëhen pjesë e legjislacionit evropian dhe të zbatohen në të gjitha vendet anëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy