Ne po ofrojmë një marrëveshje shumë të drejtë dhe të arsyeshme, shpresoj që ata ta pranojnë atë. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të shkatërrojmë çdo termocentral dhe çdo urë në Iran.
Një mesazh i tillë u dha nga Presidenti amerikan Donald Trump në rrjetin social Truth.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se negociatorët amerikanë do të shkojnë në Islamabad të Pakistanit dhe se do të jenë të hënën atje, për negociata.



