Qindra qytetarë protestojnë në Groenlandë kundër Trumpit: Ishulli nuk është në shitje

Qindra qytetarë protestojnë në Groenlandë kundër Trumpit: Ishulli nuk është në shitje

Qindra banorë të Groenlandës protestuan të premten në Groenlanmdë kundër përpjekjeve të administratës së Donald Trump për rritjen e ndikimit amerikan në ishullin arktik. Protesta u zhvillua jashtë konsullatës së re amerikane, e inauguruar këtë javë mes tensioneve diplomatike mes SHBA-së dhe territorit gjysmë-autonom danez.

 

Demonstruesit marshuan në qendër të qytetit me thirrjet “Groenlanda është për groenlandezët”, ndërsa organizatori i protestës, Aqqalukkuluk Fontain, deklaroi se “Groenlanda nuk është në shitje” dhe se mesazhi i tyre ishte i qartë: “Në një botë demokratike, jo do të thotë jo”.

 

Zemërimi publik u shtua pas vizitës së të dërguarit special të Trumpit, Jeff Landry, i cili udhëtoi në Nuuk pa ftesë zyrtare. Gjatë qëndrimit të tij, ai zhvilloi takime me drejtues politikë dhe biznesmenë vendas, duke nxitur diskutime për një bashkëpunim më të thellë mes SHBA-së dhe Groenlandës.

 

Hapja e konsullatës së re amerikane, një ndërtesë moderne shumëkatëshe në qendër të Nuuk-ut, është parë nga shumë vendas si simbol i rritjes së pranisë amerikane në rajon. Ndërkohë, liderët politikë të Groenlandës bojkotuan ceremoninë zyrtare.

 

Presidenti Donald Trump ka përsëritur vazhdimisht interesin strategjik të SHBA-së për Groenlandën, duke argumentuar se ishulli ka rëndësi kyçe për sigurinë kombëtare amerikane. Aktualisht, Uashingtoni dhe Nuuk po zhvillojnë bisedime për zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane në territor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy