14 ushtarë jemenas humbin jetën në një sulm të rebelëve Houthi

14 ushtarë jemenas humbin jetën në një sulm të rebelëve Houthi

Të paktën 14 ushtarë jemenas janë vrarë në një sulm të rebelëve Houthi në jug të qytetit portual të Hodeidës, në perëndim të Jemenit. 

 

Lajmi u konfirmua të dielën nga një zyrtar ushtarak besnik i qeverisë së njohur ndërkombëtarisht. 

 

Sipas një oficeri të forcave proqeveritare në rajonin e Hays, përleshjet e ashpra u zhvilluan nga mbrëmja e së premtes deri në mëngjesin e së shtunës, duke lënë gjithashtu 23 ushtarë të plagosur. 

 

Burime ushtarake bëjnë të ditur se rebelët Houthi morën përkohësisht nën kontroll disa pozicione të forcave qeveritare, por më pas u zmbrapsën nga një kundërsulm i ushtrisë. 

 

“Ky ishte sulmi më vdekjeprurës i Houthive në vite”, deklaroi oficeri, i cili foli në kushte anonimiteti. Sipas tij, shumica e viktimave u goditën nga snajperët, ndërsa rebelët përdorën edhe dronë dhe predha mortajash gjatë sulmit. 

 

Një tjetër zyrtar ushtarak konfirmoi bilancin prej 14 të vrarësh dhe tha se sulmuesit u detyruan të tërhiqeshin pas disa orësh luftime, duke pësuar edhe ata humbje, numri i të cilave nuk është bërë i ditur. Rebelët Houthi, të cilët janë në luftë me forcat qeveritare që nga viti 2015, kontrollojnë pjesë të mëdha të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sana dhe një pjesë të madhe të veriut të vendit, si edhe qytetin portual të Hodeidës në Detin e Kuq. 

 

Konflikti në Jemen ka shkaktuar qindra mijëra viktima dhe një krizë të rëndë humanitare në vendin më të varfër të Gadishullit Arabik, ndonëse luftimet janë reduktuar ndjeshëm që prej armëpushimit të ndërmjetësuar nga OKB-ja në vitin 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy