Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se çështja e sovranitetit të Groenlandës nuk u ngrit gjatë takimit të tij ballë për ballë me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
I pyetur nga Fox News nëse Groenlanda do të mbetej nën sovranitetin danez sipas marrëveshjes së ardhshme, ai u përgjigj se “tema nuk u diskutua me Presidentin”.
Ai është i përqendruar në atë që duhet të bëjmë për të mbrojtur këtë rajon të gjerë Arktik, ku po ndodhin ndryshime dhe ku kinezët dhe rusët po bëhen gjithnjë e më aktivë.



