Harry dhe Meghan do të vizitojnë Parlamentin Europian për një kauzë të madhe

Harry dhe Meghan do të vizitojnë Parlamentin Europian për një kauzë të madhe

Çifti i njohur si Duka dhe Dukesha e Sussex, Princi Harry dhe Meghan Markle do të marrin pjesë të martën në hapjen e një instalacioni video në kujtim të fëmijëve që kanë humbur jetën për shkak të dëmeve të përjetuara përmes mediave sociale.

 

Pjesëtarët e familjes mbretërore angleze do të hapin Memorialin “Ekrani i Humbur” në Parlamentin Europian, ku do të shfaqen imazhe të fëmijëve të prekur nga abuzimi dhe shfrytëzimi në internet, dhe do të mbajnë një fjalim të përbashkët përpara se të marrin pjesë në një panel me aktivistë ndërkombëtarë.

 

Kjo do të jetë paraqitja e parë publike e Meghan që nga zbulimet se policia në Filipine ka gjetur materiale abuzimi seksual me fëmijë në pajisje në ish-shtëpinë e babait të saj, Thomas Markle.

 

Gjithashtu do të jetë edhe hera e parë që çifti shfaqet së bashku në një aktivitet publik jashtë vendit që kur u kthyen për të jetuar në Britaninë e Madhe gjatë verës që lamë pas.

 

Eventi, i organizuar nga eurodeputeti spanjoll Antonio Lopez-Isturiz, thekson nevojën urgjente për ta bërë botën dixhitale më të sigurt për çdo fëmijë thuhet në një deklaratë, duke e quajtur “Një thirrje për veprim për politikëbërësit, kompanitë e teknologjisë dhe shoqërinë që të bëjnë më shumë për të mbrojtur fëmijët”.

 

Çifti, i cili ka dy fëmijë të vegjël, Archie dhe Lilibet, e zbuluan instalacionin në Neë York në prill të vitit 2025 dhe ky instalacion është shfaqur edhe në Los Angeles.

 

Instalacioni tregon 50 imazhe të zmadhuara të fëmijëve që kanë humbur jetën si pasojë e dëmit që kanë pësuar në mediat sociale, të marra nga ekranet e bllokimit të prindërve të tyre.

 

Në eventin në Bruksel, kryetarja e Parlamentit Europian Roberta Metsola do të mbajë një fjalim, si dhe Sandra Spitaels, djali 15-vjeçar i së cilës, Glenn, i dha fund jetës në vitin 2017, pasi një fotografi nudo e tij u postua në internet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy