Një operacion antidrogë me dhjetëra të vrarë dhe të arrestuar është zhvilluar orën e fundit në Rio de Janeiro në Brazil.
64 persona, mes tyre 4 oficerë kanë mbetur të vrarë nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe bandës Comando Vermelho , një grup kriminal i themeluar në vitin 1969 në burgun e Cândido Mendes.
Trafikantët e drogës, të befasuar nga bastisja, u përgjigjën duke lëshuar dronë të ngarkuar me eksplozivë.
Oficerët përdorën 32 automjete të blinduara dhe 12 automjete shkatërrimi për të shkatërruar barrikadat e ngritura nga trafikantët e drogës që pengonin policinë të hynte në rrugët e ngushta të favelave.
Sipas guvernatorit të shtetit të Rio de Janeiros, Claudio Castro , ky ishte operacioni më i madh kundër drogës në historinë e shtetit. Të paktën 81 persona u arrestuan.
Policia sekuestroi 93 pushkë dhe më shumë se gjysmë ton drogë.



