Izraeli dhe Libani nënshkruajnë marrëveshje kornizë, Rubio: Hapi i parë

Izraeli dhe Libani nënshkruajnë marrëveshje kornizë, Rubio: Hapi i parë

Izraeli dhe Libani nënshkruan një marrëveshje kornizë të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas katër ditësh negociatash në Uashington. 

 

Marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorët e Izraelit dhe Libanit në Uashington, si dhe nga këshilltari i Departamentit të Shtetit, Dan Holler.

 

Jemi të kënaqur të njoftojmë një marrëveshje kornizë midis Libanit dhe Izraelit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. 

 

Njoftimi u bë nga Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, duke theksuar se marrëveshja është një hap i parë.

 

“Paqja dhe siguria është ajo që meritojnë këto dy vende. Ky është hapi i parë”, shtoi Rubio.

 

Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë thanë se oficerët ushtarakë amerikanë do të punojnë me ushtrinë libaneze në programe pilot, kryesisht për të verifikuar se nuk ka prani të Hezbollahut në këto zona.

 

Njëra nga dy zonat ndodhet në veri të lumit Litani, ndërsa tjetra është në jug të tij, thanë dy zyrtarë izraelitë.

 

Edhe pse tërheqja izraelite pritet të jetë e kufizuar, kjo shënon tërheqjen e parë të Izraelit nga territoret e pushtuara në Libanin jugor që nga shpërthimi i luftës në Lindjen e Mesme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy