Policia ndalon ish-shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherin nën hetim për mashtrim me tendera të BE-së

Policia ndalon ish-shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherin nën hetim për mashtrim me tendera të BE-së

Ish-shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, është ndaluar nga policia belge gjatë një operacioni të gjerë të koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO), si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar me fonde të BE-së.

 

Sipas autoriteteve, krahas Mogherinit është marrë në pyetje edhe Stefano Sannino, ish-sekretar i përgjithshëm i Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), si dhe një menaxher i Kolegjit të Evropës në Bruges.

 

Të martën në mëngjes, policia belge kontrolloi zyrat e EEAS, ambientet e Kolegjit të Evropës dhe disa banesa private. Të tre personat janë identifikuar nga “Euronews”, pas raportimeve të para nga mediat belge.

 

Siaps “Euronews”, Federica Mogherini, e cila ka drejtuar politikën e jashtme të BE-së nga viti 2014 deri në 2019, prej vitit 2020 mban postin e rektorit të Kolegjit të Evropës, institucion që përfiton fonde nga BE-ja.

 

Ndërkohë, Stefano Sannino aktualisht drejton Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin (DG MENA).

 

Sipas deklaratës së EPPO-s, hetimi lidhet me Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian, një program nëntëmujor trajnimi që iu dha Kolegjit të Evropës përmes tenderit publik në vitet 2021–2022.

 

Dyshohet se informacione konfidenciale mund t’i jenë dhënë Kolegjit të Evropës përpara shpalljes së fituesit të tenderit, duke shkelur konkurrencën e ndershme dhe rregullat e BE-së për prokurimin publik.

 

EPPO njoftoi se faktet e zbuluara deri tani “mund të përbëjnë mashtrim në prokurime, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.”

 

Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm konfirmoi bastisjet, duke theksuar se çështja lidhet me aktivitete nga “mandati i mëparshëm”. Funksionarët aktualë të BE-së nuk komentuan për statusin e të ndaluarve, ndërsa EPPO bëri të ditur se operacioni u zhvillua pas heqjes së imunitetit zyrtar të personave të përfshirë.

 

Policia belge nuk ka dhënë ende detaje shtesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy