Trump: SHBA nuk do të nxitojë për marrëveshje me Iranin

Trump: SHBA nuk do të nxitojë për marrëveshje me Iranin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u ka kërkuar negociatorëve amerikanë “të mos nxitojnë drejt një marrëveshjeje” me Iranin.

 

Sipas mediave amerikane, marrëveshja që po diskutohet përfshin zgjatjen me 60 ditë të armëpushimit, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe vazhdimin e negociatave mbi programin bërthamor iranian.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Trump deklaroi se bisedimet po zhvillohen në mënyrë “konstruktive”, por theksoi se “të dyja palët duhet të marrin kohën e nevojshme dhe ta bëjnë marrëveshjen siç duhet”.

 

Një ditë më parë, Trump kishte deklaruar se marrëveshja ishte “kryesisht e negociuar”, duke nxitur spekulime se një njoftim zyrtar mund të ishte i afërt.

 

Megjithatë, mediat iraniane raportojnë se ende ekzistojnë “një ose dy” pika mosmarrëveshjeje mes palëve. Edhe zyrtarët iranianë kanë sinjalizuar progres në negociata, por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha se kjo nuk do të thotë se është arritur marrëveshje për çështjet kryesore.

 

Tensionet mes SHBA-së, Israel dhe Iranit u përshkallëzuan më 28 shkurt, kur Izraeli dhe SHBA-ja ndërmorën sulme të mëdha ajrore ndaj objektivave iraniane. Teherani u kundërpërgjigj me dronë dhe raketa ndaj Izraelit dhe objektivave amerikane në vendet e Gjirit.

 

Një armëpushim i arritur në prill, që synonte të lehtësonte negociatat, është respektuar kryesisht, megjithëse ka pasur shkëmbime sporadike zjarri.

 

Trump ritheksoi se Irani “nuk mund të zhvillojë armë bërthamore”, duke përsëritur qëndrimin e SHBA-së dhe aleatëve perëndimorë. Uashingtoni dhe partnerët e tij dyshojnë se Irani po kërkon të prodhojë armë bërthamore përmes pasurimit të uraniumit, ndërsa Teherani këmbëngul se programi i tij ka vetëm qëllime paqësore.

 

Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se bllokada e porteve iraniane nga SHBA-ja, e vendosur që nga fillimi i prillit, do të mbetet në fuqi deri në arritjen dhe nënshkrimin zyrtar të një marrëveshjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy