Biden sulmon Trumpin: Është një humbës, administrata e tij është e zhytur në korrupsion

Biden sulmon Trumpin: Është një humbës, administrata e tij është e zhytur në korrupsion

Ish-presidenti amerikan Joe Biden sulmoi ashpër pasardhësin e tij, Donald Trump, gjatë një fjalimi në një mbrëmje gala të organizuar nga Partia Demokratike në Maryland, duke e cilësuar atë "një humbës" dhe duke e akuzuar administratën e tij për korrupsion të paprecedentë.

 

Në fjalimin 10-minutësh, Biden kritikoi projektet e Trumpit në Uashington, përfshirë prishjen e një pjese të Shtëpisë së Bardhë për ndërtimin e një salle vallëzimi, planet për ngritjen e një harku triumfi dhe investimet në projekte që, sipas tij, kanë dështuar.

 

"Uau! Çfarë humbësi", deklaroi Biden, duke iu referuar edhe vendimit të administratës Trump për të kompensuar personat e dënuar dhe më pas të falur për rolin e tyre në sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021.

 

Ish-presidenti demokrat e akuzoi gjithashtu Trumpin për korrupsion, duke pretenduar se kontrata publike janë dhënë në favor të donatorëve të presidentit.

 

"Është korrupsion i hapur dhe i paturp. Korrupsion në një shkallë të paparë në historinë e administratave amerikane", u shpreh Biden.

 

Në politikën e jashtme, ai kritikoi marrëdhëniet e Trumpit me presidentin rus Vladimir Putin dhe e akuzoi për dëmtimin e aleancës së NATO-s, duke thënë se ai "e ka dobësuar pozitën e Shteteve të Bashkuara në botë më shumë se çdo president tjetër në histori".

 

Fjalimi u mbajt pikërisht dy vjet pas debatit televiziv me Trumpin që çoi në tërheqjen e Bidenit nga gara presidenciale e vitit 2024. Pas kësaj, Trump fitoi mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë, duke mposhtur kandidaten demokrate Kamala Harris.

 

Dalja publike e Bidenit vjen në një kohë kur ai dhe familja e tij janë rikthyer më aktivë në jetën publike. Ish-zonja e parë Jill Biden ka publikuar së fundmi kujtimet e saj, ndërsa djali i tyre, Hunter Biden, është bërë më aktiv në rrjetet sociale, ku flet për politikën, shëndetin mendor dhe betejën e tij me varësinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy