Presidenti francez Emmanuel Macron i ka cilësuar si “shumë konstruktive” bisedimet me homologun amerikan Donald Trump në Nju Jork, ku në fokus ishin situata e sigurisë në Detin e Kuq dhe lufta në Ukrainë, sipas France24.
"Çështja tjetër për të cilën folëm ishte situata në Detin e Kuq... Është e rëndësishme për çmimet globale. Pastaj patëm një diskutim të gjatë rreth Ukrainës dhe Rusisë. Patëm një diskutim shumë të mirë. Ishte shumë konstruktiv."
Lidhur me Ukrainën, Macron tha se i ka bërë presion Trumpit për çështjen e furnizimit të Ukrainës me sisteme armësh mbrojtëse.
Diskutuanm për nevojën për të ndihmuar miqtë tanë ukrainas më shpejt dhe më fuqishëm në aspektin e interceptorëve (raketave), sepse kjo është një masë mbrojtëse”, tha Macron.



