
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ballë të shkallës rihter goditi Meksikën pasditen e sotme, sipas Shërbimit Kombëtar Sizmologjik.
Lëkundjet e forta goditën shtetin jugor meksikan të Guerreros, ku tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometër.
Konferenca e parë për mediat e presidentes meksikane Claudia Sheinbaum për vitin e ri u ndërpre nga alarme sizmike, ku pamjet brenda sallës tregonin Presidenten dhe gazetarët duke u evakuuar.



