Danimarka thirri të ngarkuarin me punë të SHBA-së të mërkurën pas një raportimi televiziv danez që zbuloi një përpjekje për ndërhyrje në Groenlandë, një territor i lakmuar nga Donald Trump.
Sipas televizionit danez DR të paktën tre amerikanë me lidhje me Presidentin Trump po kryejnë operacione të fshehra në Groenlandë.
Misioni i tyre është të identifikojnë ata që mbështesin afrimin me Shtetet e Bashkuara, si dhe ata që e kundërshtojnë ashpër atë.
"Çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë sigurisht që do të jetë e papranueshme", tha Ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen në një deklaratë dërguar AFP-së.
"I kam kërkuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të thërrasë të ngarkuarin me punë amerikan për një takim në ministri ", shtoi ai.
Që në maj, Wall Street Journal raportoi se agjencitë e inteligjencës amerikane ishin urdhëruar të mblidhnin informacione mbi lëvizjen për pavarësinë e Groenlandës dhe opinione mbi shfrytëzimin e mundshëm të burimeve natyrore të ishullit Arktik nga SHBA-ja.



