Steve Bannon: Të formohet një ‘shtet i krishterë’ në Lindjen e Mesme

Steve Bannon: Të formohet një ‘shtet i krishterë’ në Lindjen e Mesme

Steve Bannon, ish-këshilltar i lartë i Donald Trump dhe aktivist i njohur i lëvizjes MAGA, ka bërë thirrje për një “zgjidhje me tre shtete”, ku përveç Izraelit dhe Palestinës do të duhet dhe një “shtet i krishterë”. 

 

Deklaratat e tij u bënë gjatë një interviste televizive, në kohën kur po nënshkruhej plani i ri i paqes në Lindjen e Mesme, i cili synon t’i japë fund luftës në Gaza dhe të mundësojë shkëmbimin e të burgosurve izraelitë dhe palestinezë. 

 

Bannon tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka humbur mundësinë për një zgjidhje me dy shtete dhe se tani “e vetmja rrugë” ishte një zgjidhje me tre shtete. 

 

Duhet të ketë një shtet të tretë ,një shtet të krishterë. Nuk mund të mbështetet gjithçka vetëm te myslimanët dhe hebrenjtë. Nëse duam të mbrojmë Tokën e Shenjtë, të krishterët duhet të kenë pjesën e tyre.

 

Popullsia e krishterë e Palestinës ka qenë prej kohësh në rënie, me shumë të krishterë palestinezë që kanë emigruar për shkak të vështirësive të jetës nën pushtim dhe rrethim. Tani besohet të ketë vetëm rreth 50,000 të krishterë në territoret palestineze, rreth 2% e popullsisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy