Temperaturat arrijnë deri në 46°C, SHBA në alarm nga vala ekstreme e të nxehtit

Temperaturat arrijnë deri në 46°C, SHBA në alarm nga vala ekstreme e të nxehtit

Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit po përfshin një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara, ku rreth 120 milionë njerëz ndodhen nën paralajmërim për temperatura ekstreme, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS).

 

Fenomeni, i shkaktuar nga një "kupolë nxehtësie", do të prekë zonat nga Midwest deri në Bregun Lindor, me kulmin e tij gjatë ditëve të enjte dhe të premte. Temperaturat pritet të arrijnë 35-40 gradë Celsius, ndërsa për shkak të lagështisë së lartë temperatura e ndjeshme mund të shkojë deri në 46 gradë.

 

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin në diell, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta. Në Nju Jork dhe Detroit janë hapur qendra ftohjeje për banorët.

 

Vala e të nxehtit po ndikon edhe në zhvillimin e ndeshjeve të Kupës së Botës për Klube, pasi në disa qytete kushtet atmosferike mund të jenë të rrezikshme për lojtarët dhe tifozët.

 

Edhe Kanadaja po përballet me temperatura të larta, veçanërisht në Ontario, ku termometri pritet të arrijë deri në 37 gradë Celsius. Kjo situatë vjen vetëm pak ditë pasi Evropa u godit nga një valë rekord e të nxehtit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy