Mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike pasi tajfuni Dujuan goditi pjesë të Japonisë, duke dëmtuar linjat e energjisë elektrike dhe të komunikimit dhe duke lënë të paktën 11 persona të vdekur dhe tre të tjerë të zhdukur, sipas mediave të huaja.
Më shumë se 10,000 shtëpi rreth Tokios mbetën pa energji të premten pasi tajfuni solli reshje rekord në Japoninë lindore në fillim të kësaj jave.
Furnizuesi i energjisë TEPCO Power Grid Inc. paralajmëroi se “ndërprerjet mund të vazhdojnë për një periudhë të zgjatur, pasi rrugët janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe pemët e rrëzuara në zona të gjera, duke i penguar ekipet në disa vende të inspektojnë objektet e dëmtuara”, shtoi raporti.
Ndërprerjet u raportuan në prefekturat Chiba dhe Kanagawa. Qindra familje mbetën gjithashtu pa ujë pasi stuhia goditi rajonin në fillim të kësaj jave.



