Anija turistike amerikane MV Odyssey ka pezulluar papritur udhëtimin e saj 3-vjeçar rreth botës, duke detyruar 203 pasagjerë të zbrisnin urgjentisht në Kamboxhia për shkak të rritjes drastike të kostove të karburantit.
Anija është larguar tashmë nga porti vetëm me ekuipazhin në bord, duke lënë pas dhjetëra turistë të bllokuar, kryesisht amerikanë.
Shpenzimet e karburantit për kabinë u rritën nga 1,800 dollarë në deri në 8,000 dollarë në muaj, si pasojë e bllokadave në Ngushticën e Hormuzit nga lufta në Iran.
Anija reklamohej si një shtëpi lundruese afatgjatë; disa pasagjerë kishin paguar mbi 300,000 dollarë për një suitë për të jetuar në det.
Kompania "Villa Vie Residences" tentoi të ulte shpenzimet duke lundruar më ngadalë, por dështoi. Raportohet se një kreditor ka marrë kontrollin e mjetit dhe po e drejton atë drejt Singaporit.
Gati 100 pasagjerë ndodhen ende në provincën Preah Sihanouk, ndërsa të tjerët kanë nisur të shpërndahen drejt vendeve të tjera me mjetet e tyre.
