Donald Trump nisi një sulm të ashpër ndaj kancelarit gjerman Friedrich Merz, duke e akuzuar atë në kanalin e tij Truth Social se "nuk dinte për çfarë po fliste" në lidhje me Iranin.
Udhëheqësi gjerman kishte pohuar të hënën se amerikanët qartësisht nuk kanë strategji në Iran dhe pretendoi se Teherani po "poshtëron" fuqinë kryesore në botë.
“Kancelari mendon se është në rregull që Irani të ketë një armë bërthamore. Ai nuk e di për çfarë po flet”, tha Trump.
“Amerikanët qartësisht nuk kanë strategji. Dhe problemi me këto lloj konfliktesh është gjithmonë se jo vetëm që duhet të hysh brenda, por edhe të dalësh”, është shprehur Merz më herët.



