Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz njoftoi të enjten se ushtria ka eliminuar komandantin e marinës së Gardës Revolucionare Iraniane, Alireza Tangsiri.
“Ushtria izraelite ka eliminuar komandantin e Marinës së Gardës Revolucionare, Tangsiri, së bashku me oficerë të tjerë të lartë detarë ", tha Israel Katz.
"Personi përgjegjës drejtpërdrejt për operacionin terrorist për të minuar dhe bllokuar Ngushticën e Hormuzit është bërë pluhur ", shtoi ai, përpara se të kërcënonte udhëheqësit e Gardës Revolucionare, ushtrisë ideologjike të Republikës Islamike, se do të "vazhdonte t'i gjuante ata një nga një".



