Qindra peruanë përfundojnë në frontin rus të luftës pas premtimeve për vende pune

Qindra peruanë përfundojnë në frontin rus të luftës pas premtimeve për vende pune

Qindra shtetas peruanë dyshohet se janë rekrutuar në ushtrinë ruse përmes ofertave mashtruese për punë civile, si kuzhinierë apo roje sigurie, të shpërndara kryesisht në rrjetet sociale. 

 

Rekrutuesit u kanë premtuar paga të larta, bonus financiar dhe një procedurë të përshpejtuar për marrjen e shtetësisë ruse, por shumë prej tyre përfunduan në vijën e parë të luftës në Ukrainë.

 

Sipas dëshmive të familjarëve, sapo mbërritën në Rusi, rekrutëve iu konfiskuan telefonat, u detyruan të nënshkruanin kontrata ushtarake në gjuhën ruse pa përkthyes apo ndihmë ligjore dhe, pas një trajnimi të shkurtër, u dërguan në front. 

 

Autoritetet peruane kanë nisur hetime për këtë skemë, duke e trajtuar si një rast të mundshëm të trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa shumë familje vazhdojnë të kërkojnë të afërmit e tyre të zhdukur.

 

Ndërkohë, inteligjenca ushtarake ukrainase pretendon se trupat e Koresë së Veriut, të angazhuara në mbështetje të Rusisë, kanë pësuar mbi 7000 viktima gjatë luftimeve në rajonin e Kurskut në periudhën 2024-2025. 

 

Ky vlerësim është më i lartë se ai i publikuar më parë nga shërbimet inteligjente të Koresë së Jugut dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat kishin raportuar rreth 6000 të vrarë dhe të plagosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy