Peshkaqenët e mëdhenj të bardhë në Detin Mesdhe janë në rrezik zhdukjeje, me peshkimin e paligjshëm që kontribuon në rënien e tyre.
Kjo është sipas një studimi të shkencëtarëve amerikanë, të cilët punojnë në partneritet me organizatën bamirëse britanike Blue Marine Faundation.
Ata thonë se disa nga speciet më të kërcënuara, përfshirë peshkaqenët e bardhë të mëdhenj, po shiten në tregjet e peshkut të Afrikës së Veriut.
Peshkaqenët e bardhë të mëdhenj janë një nga më shumë se 20 lloje peshkaqenësh mesdhetarë të mbrojtur sipas ligjit ndërkombëtar, që do të thotë se është e paligjshme të peshkosh për ta ose t'i shesësh.
Megjithatë, duke monitoruar portet e peshkimit në bregdetin mesdhetar të Afrikës së Veriut, studiuesit zbuluan se të paktën 40 peshkaqenë të bardhë të mëdhenj janë vrarë atje vetëm në vitin 2025.



