Trump nga Davosi: E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur!

Trump nga Davosi: E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur!

Presidenti amerikan Donald Trump teksa iu drejtua liderëve botërorë në Davos, e nisi fjalimin duke thënë se Evropa “nuk po shkon në drejtimin e duhur”. 

 

E dua Europën, dua ta shoh atë mirë, por ajo nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë. 

 

Groenlanda është një çështje kryesore në këtë samit, me liderët që ende pyesin nëse ajo ka potencialin të trondisë aleancën e NATO-s.

 

 

Trump kishte thënë më parë se do të vendoste tarifa për mallrat e importuara nga tetë vende evropiane që vazhdojnë të kundërshtojnë planin e tij për të marrë nën kontroll Groenlandën.

 

Në përgjigje, presidenti francez Macron tha se BE-ja mund të shqyrtojë një sërë opsionesh hakmarrëse. Po ashtu kryeministri britanik Keir Starmer u tha deputetëve në Londër se nuk do t’i “nënshtrohej” presionit nga presidenti amerikan lidhur me Groenlandën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy