Ukrainë- Këtë të hënë, autoritetet njoftuan se të paktën tre persona u vranë në një sulm ajror rus në Zaporizhzhia.
“Sulmi plagosi gjithashtu dy persona, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë”, shkroi në Telegram kreu i administratës rajonale Ivan Fedorov.
Sypas zyrtarëve, sulme të tjera ruse gjatë natës lanë një person të plagosur në Kiev dhe një tjetër në Sumy.
Kjo ngjarje vjen vetëm disa orë pasi dronët ukrainas sulmuan Krimenë duke lënë tre të vdekur dhe 16 të plagosur.



