Federica Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

Federica Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

Federica Mogherini ka dhënë dorëheqjen si Rektore e Kolegjit të Evropës. Ajo e njoftoi këtë në një email dërguar stafit dhe studentëve të universitetit prestigjioz me seli në Bruges. 

 

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së u ndalua të martën dhe u lirua të mërkurën në kuadër të hetimit për mashtrim dhe korrupsion, që dyshohet të jetë kryer gjatë konkursit për themelimin e Akademisë Diplomatike Evropiane, të fituar në vitin 2022 nga Kolegji i Evropës, ku ajo është Rektore.

 

Në përputhje me rigorozitetin dhe integritetin maksimal me të cilin kam kryer gjithmonë detyrat e mia, sot kam vendosur të jap dorëheqjen nga pozicioni im si Rektore e Kolegjit të Evropës dhe Drejtoreshë e Akademisë Diplomatike të Bashkimit Evropian”,shkruan Mogherini.

 

Jam e bindur”, -vazhdon ajo, “se komuniteti i Kolegjit në tre kampuset tona do të vazhdojë rrugën e inovacionit dhe përsosmërisë që kemi hartuar së bashku gjatë këtyre pesë viteve të mrekullueshme”.

 

Jam krenare për atë që kemi arritur së bashku dhe thellësisht mirënjohëse për besimin, respektin dhe mbështetjen që studentët, fakulteti, stafi dhe ish-studentët e Kolegjit dhe Akademisë më kanë treguar dhe vazhdojnë të më tregojnë. Ka qenë një nder dhe kënaqësi për mua t'i shërbej komunitetit të Kolegjit dhe misionit të tij, së bashku me të gjithë ju”, vijon email-i.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy