
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka njoftuar se do të rrisë tarifat për importet e Koresë së Jugut në 25%, pasi akuzoi Seulin se “nuk po i përmbahet” një marrëveshjeje tregtare të arritur vitin e kaluar.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se do të rriste taksat ndaj Koresë së Jugut nga 15% për një gamë produktesh, duke përfshirë automobila, lëndë druri, produkte farmaceutike dhe "të gjitha tarifat e tjera reciproke".
Trump tha se ligjvënësit e Koresë së Jugut kanë qenë të ngadaltë në miratimin e marrëveshjes, ndërsa "ne kemi vepruar shpejt për të ulur tarifat tona në përputhje me transaksionin për të cilin është rënë dakord".
Koreja e Jugut thotë se nuk i është dhënë njoftim zyrtar për vendimin për të rritur tarifat për disa nga mallrat e saj dhe dëshiron bisedime urgjente me Uashingtonin mbi këtë çështje.



