Imazhet që gjenden në videon më poshtë u bënë të hënën, më 3 gusht, në veriperëndim të kryeqytetit grek, në zonën e Kandilit. Ato tregojnë disa kuaj që ikin nga një zjarr, ndërsa një fushë pas tyre është përfshirë nga flakët.
Zjarri u përhap me shpejtësi, i nxitur nga erërat e forta. Zjarri nga i cili kuajt shpëtuan nuk është ende nën kontroll. Autoritetet greke kanë lëshuar vazhdimisht alarme evakuimi emergjent për zonën.
Pamjet e publikuara nga policia tregojnë oficerët që shkojnë derë më derë duke i nxitur banorët të largohen. Të paktën tetë makina patrullimi dhe gjashtë ekipe motoçikletash thuhet se kanë kaluar nëpër fshatra, duke rënë borive dhe duke kontrolluar shtëpitë për t’u siguruar që askush nuk do të mbetej pa ndihmë.
Lufta kundër zjarreve të tërbuara në pyje në veriperëndim të Athinës vazhdon për të katërtën ditë radhazi. Erërat e fuqishme po ushqejnë flakët, të cilat kanë shkatërruar tashmë shtëpi dhe mijëra hektarë tokë bujqësore.



