McCartney kundër pr.ligjit të BE për ndalimin e termave “hamburger” dhe “salsiçe” për ushqimet vegjetariane

McCartney kundër pr.ligjit të BE për ndalimin e termave “hamburger” dhe “salsiçe” për ushqimet vegjetariane

Legjenda e “Beatles” Paul McCartney  është bashkuar me deputetët britanikë të cilët po i kërkojnë Brukselit të heqë dorë nga çdo plan për të ndaluar përdorimin e emrave që lidhen me mishin, të tillë si "hamburger" dhe "salsiçe" për produktet me bazë vegjetariane e bimore.

 

Ndalimi i propozuar i BE-së, nëse miratohet në ligj, do t'i ndalonte prodhuesit e ushqimit të përdorin emërtime të tilla si "hamburger vegjetarian" ose "salsiçe vegane" për gatime me bazë bimore dhe të rritura në laborator.

 

“Të përcaktosh që hamburgerët dhe salçiçet janë ‘me bazë bimore’, ‘vegjetariane’ ose ‘vegane’ duhet të jetë e mjaftueshme që njerëzit e arsyeshëm të kuptojnë se çfarë po hanë”, tha për “The Times” të Londrës ish-ylli i “Beatles”, McCartney, i cili u bë vegjetarian në vitin 1975. 

 

“Kjo gjithashtu inkurajon qëndrime thelbësore për shëndetin tonë dhe atë të planetit”, vuri në dukje ai. 

 

Ndalimi i propozuar i BE-së “mund të rrisë konfuzionin” dhe “të dëmtojë rritjen ekonomike, objektivat e qëndrueshmërisë dhe axhendën e vetë BE-së për thjeshtim”, shkruan tetë deputetë britanikë, përfshirë Jeremy Corbyn, në një letër drejtuar Brukselit.

 

Ndalimi që po afron rrjedh nga një amendament që eurodeputetja franceze e qendrës së djathtë Céline Imart prezantoi në legjislacionin që synon në letër të reformojë rregullat e BE në bujqësi. 

 

Këto reforma të propozuara përfshijnë mënyrën se si fermerët nënshkruajnë kontrata me blerësit, së bashku me dispozita të tjera teknike. Projektligji tani është subjekt i negociatave legjislative me Këshillin e BE-së, i cili përfaqëson qeveritë e BE-së. 

 

Rregullat e propozuara do të bëhen ligj nëse dhe kur eurodeputetët dhe Këshilli të bien dakord për një version përfundimtar të legjislacionit që do të bëhet ligj i BE-së. Deputetët britanikë druhen se ndalimi do të ndikojë edhe në supermarketet britanike, pasi tregjet dhe kompanitë në të gjithë kontinentin janë shumë të ndërlidhura. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy