Makth nga zjarret në Francë dhe Spanjë, mbi 320 mijë persona evakuohen nga shtëpitë

Makth nga zjarret në Francë dhe Spanjë, mbi 320 mijë persona evakuohen nga shtëpitë

Zjarret masive që kanë përfshirë Francën dhe Spanjën po vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha, ndërsa më shumë se 320 mijë banorë janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Situata më kritike paraqitet në rajonin e Bordeaux në jugperëndim të Francës, si edhe në zonat përreth Madridit dhe në rajonin e Valencias në Spanjë.

 

Në Francë, flakët në rajonin e Gironde janë përhapur me shpejtësi dhe tashmë ndodhen rreth 15 kilometra larg zonës metropolitane të Bordeaux. Deri tani janë djegur rreth 420 mijë hektarë tokë, ndërsa autoritetet theksojnë se bëhet fjalë për një nga zjarret më të mëdha që ka përjetuar vendi që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Megjithëse janë urdhëruar evakuime të reja në disa komuna pranë Bordeaux, kryebashkiaku Thomas Cazenave ka përsëritur se “evakuimi i qytetit nuk është në axhendë.”

 

Qeveria franceze e cilëson këtë si operacionin më të madh të evakuimit të kryer ndonjëherë në kohë paqeje, me rreth 220 mijë persona të larguar vetëm në rajonin e Gironde.

 

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, deklaroi se “Situata mbetet shumë e pafavorshme”, duke shpjeguar se gjatë natës zjarri u bë jashtëzakonisht i paparashikueshëm.

 

Në fillim të natës, në Gironde, zjarri krijoi erën e vet dhe u përhap në mënyrë të paparashikueshme drejt zonës së banuar të Bordeaux.

 

Për të vënë nën kontroll situatën, autoritetet kanë angazhuar 18 avionë zjarrfikës, një avion transporti A400M, mbi 4150 zjarrfikës dhe rreth 1500 ushtarë. Zjarre aktive vijojnë edhe në rajonet Landes dhe Var, ku mijëra banorë janë evakuuar si masë parandaluese.

 

Edhe Spanja po përballet me një situatë të vështirë, ku rreth 75 mijë persona janë larguar nga shtëpitë në zonat përreth Madridit dhe në rajonin e Valencias. Erërat e forta po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun për zona të tjera.

 

Gjatë një vizite në zonat e prekura në Avila, kryeministri Pedro Sanchez bëri thirrje për bashkëpunim kombëtar në përballimin e pasojave të ndryshimeve klimatike.

 

Orë të vështira na presin, kjo është e sigurt. Nevojitet një përgjigje e përshtatshme dhe proporcionale me madhësinë e këtyre emergjencave klimatike.

 

Ndërkohë, mbreti Felipe VI shprehu keqardhjen për humbjen e trashëgimisë natyrore, ndërsa autoritetet vazhdojnë përpjekjet për të frenuar përhapjen e zjarreve në të dy vendet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy