‘50 Cent’ rikthehet në botën e boksit me serialin e ri “Fightland”

‘50 Cent’ rikthehet në botën e boksit me serialin e ri “Fightland”

Seriali i ri “Fightland” po tërheq vëmendjen e publikut dhe kritikëve, duke u renditur ndër dramat më të përfolura të momentit. Prodhimi i rrjetit Starz zhvillohet në botën e errët të boksit britanik, ku ndërthuren krimi, ambicia dhe hakmarrja.

 

Në qendër të historisë është Maduka “Duke” Kilroy, i interpretuar nga Hoëard Charles, një boksier që arrin majat e sportit, por përballet me një tragjedi që e shtyn të kërkojë hakmarrje ndaj atyre që ai i konsideron përgjegjës.

 

Një nga emrat më të spikatur pas projektit është reperi dhe aktori Curtis “50 Cent” Jackson, i cili mban rolin e producentit ekzekutiv. Lidhja e tij me boksin nuk është e rastësishme, pasi në vitin 2012 ai themeloi kompaninë e promovimit SMS Promotions, e cila funksionoi deri në vitin 2015.

 

Duke folur për rëndësinë e boksit në kulturën popullore, Jackson u shpreh se ky sport ka rrënjë të lashta. “Mendoj se e ka origjinën që nga Roma. Janë gladiatorët, është versioni ynë modern i saj,” tha ai, duke shtuar se boksi është sporti ku çdo atlet duhet të përballet i vetëm me sfidën.

 

Sipas tij, pikërisht kjo disiplinë dhe përgjegjësi personale e bëjnë boksin kaq tërheqës për publikun.

 

Premiera e “Fightland” vjen në një kohë kur është rritur interesi edhe për filmin biografik “I Play Rocky”, që rrëfen historinë e Sylvester Stallone dhe krijimin e filmit legjendar “Rocky”. Jackson nuk e fshehu admirimin për Stallonen, duke theksuar se këmbëngulja e tij për të luajtur vetë rolin kryesor ishte vendimtare për suksesin e historisë.

 

Edhe aktorët e serialit besojnë se boksi shërben si metaforë e jetës. Hoëard Charles u shpreh se “të jetosh do të thotë të luftosh”, duke theksuar se çdo njeri përballet me sfida për dashurinë, suksesin apo mbijetesën.

 

Deborah Ayorinde, e cila interpreton Joy Marshall, tha se secili personazh në serial lufton me diçka, qoftë me rrethanat apo me vetveten, çka e bën historinë të afërt me përvojat e publikut.

 

Ndërkohë, Nicholas Pinnock, që luan antagonistin Kingsley Marshall, theksoi se tema e dominimit dhe rivalitetit në serial pasqyron sfidat që njerëzit përjetojnë edhe në jetën reale, si në marrëdhënie ashtu edhe në karrierë.

 

Promotori i boksit Bobby Harrison vuri në dukje se lidhja mes boksit dhe krimit të organizuar nuk është vetëm element artistik, por mbështetet edhe në periudha të historisë së sportit, veçanërisht gjatë viteve ’30, ’40 dhe ’50 në Shtetet e Bashkuara.

 

Pas suksesit të serialeve “Poëer” dhe “BMF”, 50 Cent synon që edhe “Fightland” të bëhet një tjetër sukses televiziv, duke sjellë një histori të fortë që ndërthur aksionin, dramën dhe botën e pamëshirshme të boksit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy