“Bordi i paqes” për Gazën/ Izraeli kundërshton emërimet e bëra nga administrata Trump

“Bordi i paqes” për Gazën/ Izraeli kundërshton emërimet e bëra nga administrata Trump

Zgjedhja e udhëheqësve botërorë që do t'i bashkohen të ashtuquajturit "bord i paqes" në Gaza, nga ana e SHBA është kundërshtuar nga Izraeli, një bord i cili synon të mbikëqyrë përkohësisht qeverisjen dhe rindërtimin në rajon. Qeveria izraelite ka dalë kundër përbërjes së bordit ekzekutiv, me argumentin se nuk është i koordinuar me Izraelin dhe se është në kundërshtim me politikën e qeverisë. Më tej, në deklaratë thuhet se ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Saar do ta ngrinte këtë çështje me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio. Izraeli tha se disa nga emërimet “nuk ishin të koordinuara me Izraelin por nuk dha asnjë detaj se kundër cilit emër ishin kundër.

 

Grupi, i përshkruar si "bordi më i madh dhe më prestigjioz i mbledhur ndonjëherë, në çdo kohë, në çdo vend" nga Donald Trump, pritet të qeverisë përkohësisht Gazën në vend të Hamasit. Uashingtoni këtë javë njoftoi gjithashtu fillimin e fazës së dytë të planit të Presidentit Donald Trump, për t'i dhënë fund luftës në Gaza. Kjo përfshin krijimin e një administrate palestineze teknokratike kalimtare në enklavë.

 

Sipas planit të parashikuar nga SHBA, “Bordi ekzekutiv themelues” do të përqendrohet në investime dhe marrëdhënie me jashtë, ndërsa “Bordi ekzekutiv i Gazës” do të mbikëqyrë një grup tjetër, Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), i cili do të mbikëqyrë punët e përditshme në Gaza.

 

Pjesë e kësaj nisme të SHBA është edhe Shqipëria. Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën që i ka dërguar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump duke ftuar Shqipërinë për të qenë pjesëmarrëse si vend anëtar themelues i Bordit të Paqes. Kryeministri Rama shkruan se është falënderues për këtë privilegj ndërsa shton se do të bëjë gjithçka për të lartësuar emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

 

Ndërkohë që burime në SHBA flasin se Presidenti amerikan Trump po u kërkon vendeve që synojnë një vend të përhershëm në Bordin e tij të ri të Paqes të kontribuojnë të paktën 1 miliard dollarë. Sipas këtij drafti, përcaktohen mandatet e anëtarëve që do të zgjasin deri në tre vjet, me mundësi rinovimi nga kryetari. Megjithatë, ky kufizim nuk do të zbatohet për shtetet që kontribuojnë mbi 1 miliard dollarë brenda vitit të parë nga hyrja në fuqi e kartës, duke u siguruar atyre anëtarësi të përhershme. Por pavarësisht të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare për paqen atje dhe rikthimin e normalitetit, Izraeli vazhdon të vrasë palestinezë. Të paktën 463 palestinezë kanë vdekur në Gaza që nga vendosja e armëpushimit nominal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy