Të paktën 24 persona u plagosën sot kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në rajonin e Ulyanovsk, rreth 900 kilometra në lindje të Moskës, njoftuan autoritetet rajonale. Sipas tyre, fatmirësisht, nuk ka pasur viktima.
Shtatë vagona të trenit që lidh Chelyabinsk në Urale me Moskën dolën nga shinat herët këtë mëngjes, tha guvernatori rajonal Alexei Ruskih, i cili vizitoi vendngjarjen pranë stacionit Briandino, rreth 70 kilometra nga qyteti i Ulyanovsk.
Pamjet e transmetuara nga rrjeti televiziv rus Vesti tregojnë të paktën dy vagonë të shtrirë në anë të shinave hekurudhore, mes mjegullës së dendur.
Guvernatori i Rajonit Chelyabinsk, Alexei Teksler, raportoi në Telegram se dy pasagjerë pësuan fraktura, ndërsa 22 të tjerë, përfshirë një fëmijë, kanë marrë mavijosje.
Komiteti Hetues Rus ka nisur një hetim për shkelje të rregulloreve të sigurisë dhe operimit hekurudhor, ndërsa treni mbante 412 pasagjerë, sipas zyrtarëve të Hekurudhave Ruse (RZD).
🚨 BREAKING: A passenger train traveling from Moscow to Chelyabinsk derailed in Russia's Ulyanovsk region. According to official reports, 22 people were injured in the accident: two suffered fractures, while 20 others sustained bruises. #Russia pic.twitter.com/3wyGRg4V6g
— Chnl4You (@forlexx) April 3, 2026



