Australia shtrëngon masat ndaj reklamave të lojërave të fatit

Australia shtrëngon masat ndaj reklamave të lojërave të fatit

Qeveria australiane ka njoftuar një paketë të re reformash të shumëpritura për kufizimin e reklamave të lojërave të fatit, pas vitesh kritikash dhe presioni nga publiku dhe organizatat komunitare.

 

Masat e reja synojnë të reduktojnë ndjeshëm ekspozimin ndaj reklamave të basteve, veçanërisht për fëmijët, por nuk shkojnë deri në një ndalim të plotë, një kërkesë që kishte marrë mbështetje të gjerë politike dhe shoqërore.

 

Kryeministri Anthony Albanese deklaroi se qeveria po përpiqet të gjejë një ekuilibër mes lirisë individuale dhe mbrojtjes së të rinjve.

 

“Lejojmë të rriturit të vendosin baste nëse dëshirojnë, por duhet të sigurohemi që fëmijët të mos bombardohen me reklama kudo që shikojnë.

 

Çfarë parashikojnë reformat?

 

Nga 1 janari, do të hyjnë në fuqi disa kufizime kyçe:

 

-Reklamat televizive të basteve do të kufizohen në maksimum tre në orë gjatë ditës dhe do të ndalohen plotësisht gjatë transmetimeve sportive live në këtë orar.

 

-Reklamat në radio do të ndalohen gjatë orëve kur nxënësit shkojnë dhe kthehen nga shkolla.

 

-Personazhet e famshëm dhe sportistët nuk do të lejohen të promovojnë lojërat e fatit.

 

-Reklamat online do të lejohen vetëm për përdorues të regjistruar mbi 18 vjeç, me mundësi çregjistrimi.

 

-Reklamat do të hiqen nga ambientet sportive dhe uniformat e lojtarëve.

 

Gjithashtu, autoritetet do të ndërmarrin masa më të forta kundër faqeve të paligjshme të basteve jashtë vendit dhe do të ndalojnë disa forma të lojërave online.

Vendimi është kundërshtuar ashpër nga industria e basteve dhe mediat. Organizata Responsible Wagering Australia i cilësoi masat si “drakoniane” dhe paralajmëroi për pasoja ekonomike.

 

Ndërkohë, kompania Sportsbet shprehu shqetësim se kufizimet e ashpra mund të shtyjnë përdoruesit drejt platformave të paligjshme jashtë vendit.

 

Nga ana tjetër, aktivistët dhe ekspertët shëndetësorë argumentojnë se reformat nuk janë mjaftueshëm të forta. Ata kërkojnë një ndalim të plotë të reklamave të lojërave të fatit, duke theksuar ndikimin negativ tek të rinjtë.

 

Australia renditet ndër vendet me humbjet më të larta për frymë nga bixhozi në botë, çka ka rritur presionin për masa më drastike në këtë sektor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy