Zjarret përfshijnë jugun e Francës, mbi 900 hektarë e djegur dhe qindra zjarrfikës në terren

Zjarret përfshijnë jugun e Francës, mbi 900 hektarë e djegur dhe qindra zjarrfikës në terren

Zjarre të fuqishme shpërthyen të enjten në jug të Francës, pas disa javësh moti të thatë dhe temperaturave rekord, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha toke.

 

Vatra më e madhe u regjistrua në rajonet Aude dhe Hérault, ku rreth 800 zjarrfikës dhe 150 mjete janë angazhuar për të luftuar flakët, të cilat kanë djegur mbi 900 hektarë, sipas autoriteteve lokale.

 

Zjarre të tjera u raportuan edhe në zonën pranë Marsejës. Dy prej tyre u vunë nën kontroll gjatë së enjtes, megjithëse ende nuk janë shuar plotësisht.

 

Prefekti i Aude, Alain Bucquet, bëri të ditur se operacioni po përforcohet me dy avionë shtesë bombardues me ujë, duke e çuar në katër numrin e avionëve Canadair të angazhuar në zonë.

 

Rajoni i Aude goditet shpesh nga zjarret. Vitin e kaluar, zjarrfikësit arritën të shuanin aty zjarrin më të madh që kishte përjetuar Franca në dekada.

 

Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe thatësira do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa nuk priten reshje shiu. 

 

Pas valëve të hershme të të nxehtit në maj dhe në fund të qershorit, bimësia është tharë ndjeshëm, duke rritur rrezikun për përhapjen e zjarreve, të favorizuara edhe nga erërat e forta që fryjnë në rajonin e Mesdheut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy