
Këngëtari kryesor dhe kompozitori i grupit rock 3 Doors Down, Brad Arnold, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pas një beteje me kancerin, njoftoi grupi në rrjetin X.
“Ai do të na mungojë shumë dhe do të kujtohet përgjithmonë”, thuhej në deklaratën e grupit.
3 Doors Down u bë i famshëm në vitet 2000 me hite si “Kryptonite”, “Here Without You”, “When I’m Gone” dhe “Loser”.
Në maj 2025, Arnold zbuloi publikisht se ishte diagnostikuar me karcinomë renale me qeliza të qarta në fazën 4, një formë e kancerit të veshkave që ishte përhapur në mushkëri.
Ai tha se nuk kishte frikë nga sëmundja, por u shpreh i mërzitur që grupi u detyrua të anulonte një turne.
Grupi theksoi se Arnold, si anëtar themelues, vokalist dhe baterist origjinal, ndihmoi në formësimin e rock-ut kryesor amerikan me tekste emocionale që lidhnin fort me publikun.
3 Doors Down u formua në Misisipi në mesin e viteve ‘90-të. Një tjetër anëtar themelues, Matt Roberts, ndërroi jetë në vitin 2016.
Arnold e shkroi hitin “Kryptonite” kur ishte vetëm 15 vjeç. Ai do të kujtohet jo vetëm për talentin e tij muzikor, por edhe për përulësinë, besimin dhe dashurinë për familjen dhe miqtë. Ai la pas bashkëshorten e tij, Jennifer.



