Sugjerimi i Machados për t’ia dhënë Nobel-in, Trump-it/ Instituti Norvegjez: Nuk mund të transferohet, ndahet ose revokohet

Sugjerimi i Machados për t’ia dhënë Nobel-in, Trump-it/ Instituti Norvegjez: Nuk mund të transferohet, ndahet ose revokohet

Instituti Norvegjez i Nobelit ka sqaruar se Çmimi Nobel për Paqen nuk mund të transferohet, ndahet ose revokohet, pas deklaratave të udhëheqëses së opozitës venezueliane, María Corina Machado, e cila tha se ajo mund t'ia jepte çmimin e saj të vitit 2025 Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

 

Në një deklaratë, instituti tha se vendimi për të dhënë një Çmim Nobel është përfundimtar dhe i përhershëm, duke cituar statutet e Fondacionit Nobel, të cilat nuk lejojnë apelime. 

 

Organizata gjithashtu vuri në dukje se komitetet që japin çmimet nuk komentojnë mbi veprimet ose deklaratat e laureatëve pas marrjes së çmimeve.

 

“Sapo shpallet një Çmim Nobel, ai nuk mund të revokohet, ndahet ose transferohet te të tjerët”, thanë të premten Komiteti Norvegjez i Nobelit dhe Instituti Norvegjez i Nobelit. 

 

Vendimi është përfundimtar dhe vlen përgjithmonë.

 

Të hënën, Machado, duke folur me Sean Hannity në Fox Neës, tha se dorëzimi i çmimit Trump do të ishte një akt mirënjohjeje nga populli venezuelian për largimin e Nicolás Maduro, presidentit të vendit, i cili u kap javën e kaluar nga Shtetet e Bashkuara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy