Zelensky: Putini nuk i ka arritur qëllimet e tij

Zelensky: Putini nuk i ka arritur qëllimet e tij

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se katër vjet pas nisjes së pushtimit rus, presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka dështuar të thyejë qëndresën e ukrainasve dhe të arrijë objektivat e tij.

 

Në një mesazh në Telegram, Zelensky kujtoi fillimin e ofensivës më 24 shkurt 2022, të cilën Moska e kishte parashikuar si një operacion të shpejtë për marrjen e Kievit. 

 

Ai theksoi se rezistenca e Ukrainës gjatë këtyre katër viteve dëshmon për guximin, këmbënguljen dhe sakrificën e miliona qytetarëve.

 

Ne e kemi mbrojtur pavarësinë tonë dhe nuk e kemi humbur shtetësinë. Putini nuk i ka arritur qëllimet e tij dhe nuk i ka thyer ukrainasit”, u shpreh Zelensky, duke shtuar se Ukraina do të vazhdojë përpjekjet për të arritur paqe dhe drejtësi.

 

Ai pritet të mbajë një fjalim përkujtimor në qytetin e Buça në orën 08:00 GMT.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy