Kim Joung-un: Koreja e Jugut shteti më armiqësor, provokimet do kenë pasoja të pamëshirmshme

Kim Joung-un: Koreja e Jugut shteti më armiqësor, provokimet do kenë pasoja të pamëshirmshme

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un e ka quajtur zyrtarisht Korenë e Jugut shtetin më armiqësor  dhe paralajmëroi se çdo provokim nga Seuli do të ketë pasoja “të pamëshirshme”. 

 

Gjatë një fjalimi të mbajtur të hënën, më 23 mars, para Asamblesë Supreme Popullore, Kim përsëriti se statusi i Koresë së Veriut si një fuqi e armatosur bërthamore nuk do të ndryshojë kurrë dhe se Pheniani do t’i injorojë plotësisht veprimet dhe deklaratat e Jugut.

 

Mediat zyrtare raportuan se u diskutua edhe një rishikim kushtetues, pa sqaruar nëse teksti përfshin formalisht përkufizimin e Jugut si një shtet armiqësor. 

 

Kushtetuta e Koresë së Veriut parashikon ende ribashkimin paqësor të Gadishullit Korean, por duke filluar nga viti 2024, Kim urdhëroi ndryshime ligjore për të përcaktuar Seulin si “armikun numër një” të vendit. 

 

Kim gjithashtu akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për terrorizëm dhe pushtime në pjesë të ndryshme të botës, në një referencë të dukshme ndaj konfliktit të vazhdueshëm me Iranin, duke u zotuar të forcojë më tej parandalimin bërthamor dhe të ruajë një aftësi reagimi të shpejtë dhe të saktë, kundër kërcënimeve strategjike.

 

Sipas Phenianit, vendi do të vazhdojë të konsolidojë statusin e tij bërthamor dhe të përgatitet për t’iu kundërvënë çdo provokimi nga forcat e konsideruara armiqësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy