Një avion i lehtë u rrëzua të dielën në mëngjes në Tomblaine, pranë Nancy, në departamentin Meurthe-et-Moselle në Francë, duke vrarë 11 persona, njoftoi prefektura.
Avioni po transportonte një grup personash për një eksperiencë parashutizmi.
Ai ishte ngritur këtë të diel në mëngjes nga fusha ajrore Nancy-Essey.
Sipas autoriteteve, ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të shpëtonin personat që ndodheshin në bord.
Shkaqet e rrëzimit ende nuk janë bërë të ditura dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.



