Meksika kritikon Adidas: Na kopjoi këpucët

Meksika kritikon Adidas: Na kopjoi këpucët

Autoritetet meksikane kanë akuzuar gjigantin e veshjeve sportive Adidas për kopjim të artizanëve nga Meksika jugore. Një model i ri sandalesh ka një ngjashmëri të habitshme me këpucët tradicionale para-kolumbiane të njohura si “huaraches”. Rasti ka nxitur akuza për përvetësim kulturor kundër markës.

Autoritetet meksikane kanë pohuar se kjo nuk është hera e parë që kopjohet artizanati tradicional meksikan. Ata i kanë kërkuar Adidas të tërheqë modelin e këpucës. 

Presidentja Claudia Sheinbaum tha se kompania ishte në bisedime me autoritetet në shtetin jugor të Oaxacas për të ofruar kompensim dhe se qeveria po përgatit reforma legjislative për të parandaluar kopjimin e artizanatit meksikan. 

Dizajni në qendër të polemikave është “Oaxaca Slip-On”, një sandale e krijuar nga stilisti amerikan Willy Chavarria për Adidas Originals.

Sandalet kanë shirita të hollë lëkure të endur së bashku në një stil shumë të ngjashëm me huaraches tradicionale meksikane. Në vend të shputës së sheshtë prej lëkure, këpucët Adidas kanë një shputë më të trashë, tipike për atletet. Megjithatë, kjo masë nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar projektin.

Nga ana e tij stilisti amerikan i modës, Willy Chavarria, ka kërkuar falje pasi u kritikua për “përvetësim kulturor”.

Sandalet Oaxaca Slip-On u frymëzuan nga sandalet tradicionale prej lëkure të njohura si huaraches, të prodhuara nga artizanët indigjenë në Meksikë.

Chavarria tha në një deklaratë dërguar BBC-së: “Më vjen shumë keq që këpuca u përvetësua në këtë dizajn dhe nuk u zhvillua në partneritet të drejtpërdrejtë dhe kuptimplotë me komunitetin e Oaxacës”.

Kompania thuhet se tha se e vlerëson thellësisht pasurinë kulturore të popullit indigjen të Meksikës dhe njeh rëndësinë e kritikave, si dhe kërkoi një takim për të diskutuar se si të “riparohet dëmi” ndaj komuniteteve indigjene.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy