Zinc Media lançon etiketën ‘Cicada’, njësinë e re të inteligjencës artificiale të fokusuar te krijimtaria

Zinc Media lançon etiketën ‘Cicada’, njësinë e re të inteligjencës artificiale të fokusuar te krijimtaria

Grupi britanik Zinc Media ka prezantuar ‘Cicada’, një njësi të re të dedikuar për inteligjencën artificiale (IA), me synimin për të zhvilluar përmbajtje krijuese dhe për të rritur efikasitetin në proceset e prodhimit mediatik.

 

Zinc Media, grupi i njohur për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumentarëve dhe përmbajtjes faktike, zotëron kompani si Brook Lapping, Rex, Supercollider dhe Tern.

 

Sipas kompanisë, gjatë vitit 2025 ajo gjeneroi disa milionë paund të ardhura nga projektet e lidhura me inteligjencën artificiale, përfshirë bashkëpunimet me industrinë, reklamat televizive të krijuara me ndihmën e IA-së dhe shërbime të tjera. 

 

Me krijimin e Cicada-s, Zinc synon të centralizojë të gjitha aktivitetet që lidhen me inteligjencën artificiale dhe të ofrojë mbështetje për kompanitë e prodhimit, ekipet e përmbajtjes dhe klientët e saj.

 

Mes projekteve të fundit të grupit janë dokumentari me dy pjesë i BBC-së "Brexit: A Very British Civil War", "Veiled World" me Nick Cave për Sky dhe "The Infinite Explorer" me Hannah Fry për National Geographic.

 

Në krye të Cicada-s do të jetë drejtori i teknologjisë i Zinc Media, Olly Strous, i cili do të bashkëpunojë me Jenny Springett, e emëruar Drejtuese e Inovacionit në Inteligjencën Artificiale.

 

"Cicada ka të bëjë me dy gjëra: krijimtarinë që i bën njerëzit të ndalojnë shfletimin dhe produktivitetin që sjell një kthim real të investimit. Inteligjenca artificiale mund t'i realizojë të dyja dhe ne po e dëshmojmë këtë në praktikë", u shpreh Springett.

 

Ndërsa Olly Strous theksoi se Cicada është krijuar si një hapësirë eksperimentimi me objektiva të qarta.

 

"Po punojmë me ekipet tona në të gjithë grupin për të përmirësuar projektet në film, evente dhe përmbajtje, duke treguar se çfarë mund të ofrojë inteligjenca artificiale për klientët tanë dhe industrinë në tërësi", deklaroi ai.

 

Krijimi i njësive të dedikuara për inteligjencën artificiale po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në industrinë e medias dhe prodhimit audioviziv, ndërsa kompanitë kërkojnë të integrojnë teknologjinë në proceset e punës dhe në zhvillimin e përmbajtjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy