25 të vdekur nga zjarri në Indi/ Shpërthimi erdhi nga bombola në klubin e natës

25 të vdekur nga zjarri në Indi/ Shpërthimi erdhi nga bombola në klubin e natës

Një zjarr i fuqishëm në një klub nate shumë të frekuentuar në rajonin bregdetar të Goa-s, Indi, i ka marrë jetën 25 personave. 

 

BBC raporton se shumica e viktimave dyshohet të jenë punonjës të klubit në zonën Arpora, në Goa-n e Veriut.

 

Sipas hetimeve paraprake, zjarri nisi për shkak të një bombole gazi që shpërtheu në kuzhinën e klubit, duke shkaktuar përhapjen e menjëhershme të flakëve rreth mesnatës së së shtunës.

 

Autoritetet konfirmuan mëngjesin e së dielës se numri i viktimave u rrit nga 23 në 25, ndërsa gjashtë persona të tjerë po trajtohen në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

 

Dëshmitarët në vendngjarje përshkruan skena paniku në zonën e njohur për jetën e gjallë të natës, ndërsa Alok Kumar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Goa-s thotë se zjarri ishte përqendruar kryesisht në zonën e kuzhinës në katin përdhes. 

 

Sipas tij, shumica e trupave u gjetën pranë kuzhinës, çka përforcon dyshimin se viktimat ishin kryesisht punonjës të lokalit.

 

Mësohet gjithashtu se mes viktimave kanë qenë edhe katër turistë, kombësia dhe mosha e të cilëve ende nuk është identifikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy