Pesë persona shpëtohen pas një jave të bllokuar në shpellën e përmbytur në Laos

Pesë persona shpëtohen pas një jave të bllokuar në shpellën e përmbytur në Laos

Pesë persona janë gjetur gjallë brenda një shpelle të përmbytur në Laos, pasi kishin mbetur të bllokuar për një javë si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut. 

 

Operacioni i shpëtimit, i zhvilluar nga ekipe nga Laosi dhe Tajlanda, vazhdon ende për gjetjen e dy personave të tjerë që rezultojnë të zhdukur.

 

Shtatë personat nga provinca qendrore Xaysomboun kishin hyrë në sistemin e shpellave javën e kaluar në kërkim të depozitave të arit dhe kafshëve të egra, por nuk arritën të dilnin pasi hyrja u bllokua nga përmbytjet.

 

Pamjet e publikuara nga ekipet e shpëtimit tregojnë zhytësit duke kaluar nëpër tunele të ngushta dhe të mbushura me baltë, ku në disa pjesë hapësira ishte vetëm 50 centimetra e gjerë.

 

“Pesë persona janë gjetur gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, njoftoi organizata laosiane “Rescue Volunteer for People”, ndërsa kërkimet për dy të zhdukurit vijojnë.

 

Në operacion mori pjesë edhe shpëtuesi tajlandez Kengkach Bangkawong, i njohur për rolin e tij në shpëtimin e 12 djemve dhe trajnerit të tyre nga shpella e përmbytur në Chiang Rai të Tajlandës në vitin 2018, një ngjarje që tërhoqi vëmendje globale dhe u kthye më pas në filma e dokumentarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy