
Joe Kent, kreu i Qendrës Amerikane për Kundër Terrorizmit, ka dhënë dorëheqjen.
Me anë të një mesazhi në rrjetin social X, ai shpreh kundërshtinë për luftën në Iran dhe shton se gjithçka filloi nën presionin e Izraelit.
Nuk mund ta mbështes me ndërgjegje të pastër luftën në Iran. Irani nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për vendin tonë dhe është e qartë se kjo luftë filloi nën presionin e Izraelit dhe lobit të tij të fuqishëm amerikan.



