Përplasja për marrëveshjen e naftës/ Trump sulmon Zelenskyn: Koha që Ukraina të ketë president të ri

Përplasja për marrëveshjen e naftës/ Trump sulmon Zelenskyn: Koha që Ukraina të ketë president të ri

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se "është koha që Ukraina të ketë një president të ri", duke iu përgjigjur kështu kritikave të ashpra të Volodymyr Zelensky-t lidhur me marrëveshjen e fundit SHBA-Rusi për naftën, raporton BBC. 

 

Duke folur për mediat gjatë largimit nga Shtëpia e Bardhë, Trump akuzoi presidentin ukrainas se "dëshiron të krijojë probleme për botën" përmes sulmeve të vazhdueshme ndaj rafinerive ruse të naftës, të cilat po ndikojnë në rritjen e çmimeve globale të karburantit.

 

"Më mirë të ndalet. Ne i thamë se mund t'i bëjë çfarë të dojë Rusisë, por jo të godasë rafineritë, sepse ky është një problem botëror. Ai mund të kishte bërë shumë marrëveshje, por për ndonjë arsye nuk i bën kurrë. Ukraina duhet të gjejë një udhëheqës të ri që mund të arrijë një marrëveshje", tha Trump. 

 

Kjo përplasje vjen pasi presidenti amerikan konfirmoi arritjen e një marrëveshjeje me Moskën për të pezulluar sanksionet ndaj eksporteve ruse të naftës deri më 7 prill, si një përpjekje për të ulur çmimet e benzinës përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA. 

 

Çmimet e karburanteve u rritën ndjeshëm pas shpërthimit të konfliktit me Iranin, duke nxitur inflacionin në sektorë të ndryshëm të ekonomisë amerikane.

 

Nga ana e tij, Zelensky reagoi ashpër duke e quajtur marrëveshjen e naftës "një dhuratë për Presidentin rus Vladimir Putin". 

 

Sipas tij, ky hap do t'i sigurojë Moskës qindra miliona dollarë për të financuar makinerinë e saj të luftës dhe për të vazhduar bombardimet mbi qytetet ukrainase, siç ndodhi së fundmi me sulmet vdekjeprurëse në Zaporizhzhia.

 

Qëndrimi i Ukrainës gjeti mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian. 

 

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi se pezullimi i sanksioneve thjesht i jep Moskës më shumë të ardhura për të zhvilluar luftë. 

 

Kallas konfirmoi se Evropa nuk do ta zbutë presionin ndaj Rusisë dhe njoftoi se ministrat e jashtëm evropianë pritet të miratojnë paketën më të madhe të sanksioneve ndaj Moskës që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy