Ushtria e Nepalit ka njoftuar se do të marrë përgjegjësinë për rendin dhe ligjin duke filluar nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme, mes trazirave që po përshkallëzohen me shpejtësi në të gjithë vendin.
Shqetësimet për sigurinë janë intensifikuar pasi protestuesit janëparëduke mbajtur armë të vogla dhe granata.
Mediat e huaja raportojnë se protestuesit bastisën Pallatin "Singha Durbar" në Kathmandu. Të gjitha dokumentet e rëndësishme u shkatërruan.
Disa nga protestuesit janë të armatosur me pushkë britanike L1A1 SLR 7.62x51 mm dhe pushkë indiane Ishapore 1A.



