Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me shumicë republikane ka publikuar një raport i cili kritikon Komisionin Evropian, duke pretenduar se ka ushtruar presion mbi platformat e rrjeteve sociale dhe ka ndikuar në mënyrën se si menaxhohej përmbajtja e tyre gjatë periudhave zgjedhore.
Sipas këtij raporti, thuhet se Komisioni Evropian ka pasur kontakte me platformat online gjatë të paktën 8 zgjedhjeve evropiane, duke sugjeruar se kjo mund të ketë ndikuar tek informacioni që shihnin votuesit.
Raporti nuk përmban vendime gjyqësore apo prova për manipulim të fshehtë të zgjedhjeve, por fokusohet te moderimi i përmbajtjes online dhe liria e shprehjes.
Bashkimi Europian dhe Komisioni Evropian i mohojnë akuzat për ndërhyrje në zgjedhje, duke theksuar se: Zgjedhjet janë kompetencë e shteteve anëtare.
Angazhimi me platformat digjitale bëhet në kuadër të luftës kundër dezinformimit, jo për të ndikuar rezultatet zgjedhore.
Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga institucione ndërkombëtare neutrale se Bashkimi Europian ka ndërhyrë ilegalisht në këto zgjedhje.
Raporti pretendon se:
Zyrtarë të BE-së kanë zhvilluar takime të shpeshta me rrjetet sociale para dhe gjatë zgjedhjeve.
Zbatimi i Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA) ka ndikuar në dukshmërinë e përmbajtjeve politike. Kjo, sipas tyre, përbën “ndërhyrje zgjedhore”.
Për zgjedhjet që citohen, lista përmend Sllovakinë, Holandën, Francën, Rumaninë, Moldavinë, Irlandën.
Ka politikanë republikanë amerikanë që pretendojnë se BE-ja ka ndikuar në zgjedhje përmes presionit mbi platformat digjitale.
Sipas këtij raporti, zyrtarë të Komisionit Evropian kanë zhvilluar takime dhe komunikime të shpeshta me kompani të mëdha të teknologjisë, si rrjetet sociale, në periudha të ndjeshme zgjedhore, në kuadër të politikave kundër dezinformimit dhe zbatimit të Aktit për Shërbimet Digjitale (Digital Services Act-DSA).
Autorët e raportit argumentojnë se këto veprime kanë ndikuar në mënyrën se si është moderuar përmbajtja politike online dhe, rrjedhimisht, në informacionin që u është paraqitur votuesve gjatë zgjedhjeve në disa vende evropiane.



