Nafta rritet pas refuzimit të Iranit për bisedime direkte me SHBA-në

Nafta rritet pas refuzimit të Iranit për bisedime direkte me SHBA-në

Çmimet globale të naftës shënuan rritje të enjten në tregjet aziatike, pas deklaratave të autoriteteve iraniane që hodhën poshtë mundësinë e negociatave të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi për mediat shtetërore se vendi i tij “nuk ka ndërmend të negociojë për momentin” me SHBA-në. Ai theksoi se komunikimet mes Teheranit dhe Uashingtonit janë zhvilluar vetëm përmes vendeve ndërmjetëse, duke shtuar se kjo nuk përbën negociata të mirëfillta.

 

Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi duke deklaruar se liderët iranianë kanë “frikë” të pranojnë se janë të përfshirë në bisedime.

 

Pas këtyre zhvillimeve, çmimi i naftës bruto Brent u rrit me 1.6%, duke arritur në 103.85 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 1.4%, duke shkuar në 91.61 dollarë për fuçi.

 

Analistët vlerësojnë se tensionet gjeopolitike dhe pasiguria në marrëdhëniet SHBA-Iran vazhdojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në tregjet globale të energjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy